Kosova
Kurti: Më 1 nëntor pritet të nisë regjistrimi i popullsisë
Bëhet e ditur se edhe më tej kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në takimin me zyrtarët komunalë për Komunitete dhe Kthim, përcjell albinfo.ch.
Gjatë këtij takimi i pari i Qeverisë tha se Qeveria më e mirë është ajo që është pranë popullit.
“Ne kemi organizuar këtë takim për herë të pestë, ku ndajmë shqetësimet dhe të arriturat. Si Qeveri deri tash kemi ndarë 3 milionë euro për komunitetet joshumicë”, tha Kurti.
Kryeministri përmendi edhe bashkimin e Komunës së Mitrovicës në veri në Asociacionin e Komunave të Kosovës, raporton Telegrafi.
“Tri komunat e tjera veriore kanë kërkuar t’i bashkohen Asociacionit të Komunave të Kosovës”, tha ai.
Kurti më tej foli edhe për regjistrimi e popullsisë, për të cilin tha se pritet të nisë më 1 nëntor.
“Regjistrimi i popullsisë pritet të nisë më 1 nëntor, kemi hapur vende pune për minoritete, kemi ndarë grante për organizatat joqeveritare. Me informacionet që do të merren nga regjistrimi, ne do të shohim se sa shkolla na duhen, sa kilometra rrugë e ku të investojmë në ekonomi”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











