Kosova
Kurti: Marrëveshjen me Serbinë duhet ta bëjmë sa më shpejt
“Nuk i kemi as 2 vjet kohë”
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk janë as dy vjet kohë që Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.
Ai këtë e tha për DW, kur u pyet për deklaratën e emisarit të BE-së, Mirslav Lajçak, i cili tha se “dritarja e mundësisë” për Kosovën dhe Serbinë është deri në vitin 2024.
“A e merrni këtë tërheqje të vërejtjes seriozisht?”, ishte pyetja drejtuar Kurtit, i cili u përgjigj se është i gatshëm për angazhim “kreativ” në bisedime me Serbinë.
“Pajtohem se nuk kemi shumë kohë dhe se ne jetojmë në kohë jo vetëm të rrezikshme, por edhe të paparashikueshme. Prandaj, nuk jam i sigurt as që i kemi dy vjet kohë. Duhet sa më shpejt ta bëjmë atë. Për këtë, jam gati të angazhohem kreativisht dhe konstruktivisht në këto bisedime në Bruksel kurdo që të na ftojnë”, tha Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










