Kosova
Kurti: Marrëveshja LVV-LDK, 72 orë pas certifikimit të rezultateve
Takimi i Kurtit me Mustafën vjen pas gjashtë takimeve të mbajtura të grupeve punuese, të cilët kanë harmonizuar shumicën e programeve qeverisëse
Pas përfundimit të takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, në një konferencë për media, Albin Kurti ka thënë se takimi ishte konstruktiv.
“Patëm takim konstruktiv me kryetarin e LDK-së, me ç’rast në të njëjtën kohë kishim edhe takimet e grupeve tona punuese që të harmonizojnë programin e ardhshëm qeverisës. Në këtë takim diskutuam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe u morëm vesh që një orë pas certifikimit të rezultateve shpresojmë e besojmë të ndodhë gjatë javës së ardhshme, do të takohemi dhe do ta bëjmë marrëveshjen brenda tri katër ditëve pas kësaj. Pra, jemi marrë vesh që të merremi vesh menjëherë pas certifikimit të rezultateve, me ç’rast ftesa ime dhe përgjigja e Mustafës është dhënë, që një orë pas certifikimit të rezultateve pas rinumërimit ne do të takohemi brenda 72 orëve, dhe do ta bëjmë marrëveshjen për koalicionin qeverisës”, ka thënë Kurti në një konferencë për media, përcjell Telegrafi.
Albin Kurti ka thënë tutje se do të vazhdojnë sërish takimet e grupeve punuese të dy partive.
“Ndërkohë do të vazhdojnë takimet midis grupeve punues për harmonizimin e programimit qeverisës, i cili nga ky çast i ka neto 26 faqe tekst me ç’rast kemi dëshmuar një kulturë të re për formimin e qeverisë së re”, ka thënë ai.
Takimi i Kurtit me Mustafën vjen pas gjashtë takimeve të mbajtura të grupeve punuese, të cilët kanë harmonizuar shumicën e programeve qeverisëse.
E-Diaspora
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm Raportohet se 31 vjeçari shqiptar S.Sh, pjesëtar i grupit “Hellbanianz” është dënuar me burgim të përjetshëm...
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor