Kosova
Kurti letër BE-së, kërkon reagim për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka drejtuar një letër Përfaqësueses së Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë së BE-së, njëherësh zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, ku ka denoncuar atë që ai e cilëson si shtypjen e vazhdueshme të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga regjimi serb dhe Beogradi zyrtar.
Në letrën e tij, Kurti thekson se shqiptarët në Luginën e Preshevës përballen me shkelje të të drejtave të njeriut në aspekte politike, administrative, ekonomike, kulturore dhe identitare, duke rrezikuar sigurinë dhe ekzistencën e tyre.
“Shkelja e të drejtave të njeriut është e llojit politik, administrativ, ekonomik, kulturor e identitar, duke rrezikuar sigurinë dhe ekzistencën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, thekson Kurti.
“Gjersa në Kosovë komuniteti serb gëzon të drejta e liri, e një shtet që po i integron në sferat shoqërore, shqiptarët e Luginës së Preshevës përballen çdo ditë me diskriminim sistematik, pasivizim të adresave e spastrim etnik administrativ. Shqiptarët në Serbi janë të papërfaqësuar në institucione publike e ato shëndetësore e juridike, nuk iu ofrohen shërbimet të cilat iu takojnë, iu mohohet arsimimi në gjuhën e tyre, nuk iu njihen diplomat e nuk kanë të drejta e as liri themelore”, vijon Kurti.
Kryeministri i Kosovës thekson se “mbi 10 për qind e qytetarëve shqiptarë janë fshirë nga listat e votuesve e nuk mund të ushtrojnë të drejtën themelore të votës. 30 deri në 70 për qind është niveli i papunësisë në zonat e banuara me shqiptarë, shumë herë më e lartë se mesatarja e vendit prej 12 për qind. Spitali rajonal në Vranjë nga mbi 1000 punëtorë i ka veç dy shqiptarë e në Medvegjë nga rreth 2000 punonjës komunalë veç 12 janë shqiptarë”.
Ai ngriti shqetësimin për përhapjen e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve në Serbi, ndalimin e simboleve kombëtare dhe censurimin e shprehjes kulturore e artistike.
“Gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve përkrahet nga shteti atje. Simbolet kombëtare janë rreptësisht të ndaluara bashkë me shprehjen kulturore e artistike. S’ka integrim por terrorizim. Komuniteti i shqiptarëve nuk integrohet, por Beogradi tenton ta frikësojë. I kanë ngritur bazat ushtarake në Bujanoc, e cila është edhe ndër më të mëdhatë në vend, si dhe i kanë vendosur 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën, specifikisht në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Caktimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak nga qeveria serbe përbën gjithashtu një kërcënim të madh për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke rrezikuar shpërnguljen masive dhe përsëritjen e traumave të së kaluarës”, thekson Kurti.
“Represioni i vazhdueshëm dhe sistematik i komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës qëndron në kundërshtim me vlerat evropiane e demokratike. Aktet e veprimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës janë antiteza e parimeve të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit dhe kërkon reagim e veprim urgjent nga Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare”, thekson Kurti.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











