Kosova
Kurti kritikon NATO-n rreth Ukrainës
Kryeministri Albin Kurti ka vlerësuar se NATO duhet të bëjë më shumë për ta ndihmuar Ukrainën.
Pamjaftueshmërinë e veprimeve të Aleancës Veri-Atlantike ai e ka konstatuar kur është pyetur nga BBC radio, nëse duhet vendosur një ndalim-fluturimi mbi Ukrainë.
“NATO-ja e di më së miri, por mendoj se kur i shihni popullin e Ukrainës duke vuajtur dhe në të njëjtën kohë avionët dhe artilerinë ruse duke i bombarduar civilët, nuk mendoj se ajo që po bëjmë aktualisht, përfshirë NATO-n, është e mjaftueshme”, është përgjigjur ai në pyetjen e ripërsëritur të gazetarit të BBC-së.
Kjo, derisa kërkoi që bota të përdorë mësimet nga rasti i Kosovës.
“NATO-ja e ndaloi gjenocidin serb në Kosovë. 19 shtete u bashkuan për të ndaluar Kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, pasi ai veçse kreu gjenocid në Bosnjë e Hercegovinë. Pra, ishte gjenocidi i dytë në kontinentin e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore që e bëri NATO-n të ndërhynte. NATO-ja, shtetet e NATO-s, populli i Evropës duhet ta ndihmojnë popullin ukrainas, sepse ata po e mbrojnë gjithë kontinentin”, ka thënë Kurti.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













