Kosova
Kurti kritikon 6 deputetë të LDK-së për qëndrimin ndaj kandidaturës për president
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pas deklarimeve të gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës se nuk do ta mbështesin kandidaturën e Bedri Sejdiut për president.
Pas një takimi me grupin parlamentar të LVV-së, Kurti deklaroi se të gjithë deputetët e partisë së tij kanë shprehur mbështetje për kandidaturën e Sejdiut.
Ai tha se fillimisht ishte shpresëdhënës qëndrimi i kryesisë së LDK-së për ta mbështetur kandidaturën, por situata, sipas tij, ndryshoi pas deklarimit të gjashtë deputetëve.
“Mbështetja ishte e plotë nga të gjithë deputetët e grupit tonë parlamentar për profesor Bedri Sejdiun si president të ardhshëm”, deklaroi Kurti.
Sipas tij, nga 18 deputetët që ka LDK-ja, gjashtë prej tyre kanë bërë të ditur se nuk do ta votojnë Sejdiun.
Kurti paralajmëroi se pas këtij zhvillimi mund të ketë takime të reja me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ose diskutime brenda strukturave të Vetëvendosjes, me qëllim të përcaktimit të hapave të mëtejshëm.
Ai e cilësoi qëndrimin e gjashtë deputetëve si “të papërgjegjshëm” dhe “absurd”, duke argumentuar se një situatë e tillë mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Sipas Kurtit, Kosova mund të përballet me zgjedhje për herë të katërt brenda dy vitesh, nëse nuk arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.
E-Diaspora
-
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër Në prag të dy koncerteve, Aurela Gaçe flet për albinfo.ch për rikthimin në Zvicër, marrëdhënien e... -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













