Kosova
Kurti: Kosova solidarizohet me Ukrainën deri në fitore
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, thotë se Kosova i di mirë pasojat e luftës dhe prandaj do të mbështesë e do të solidarizohet me Ukrainën në të gjitha format deri në fitoren e saj kundër agresionit rus.
“Kosova i di mirë pasojat e luftës e edhe pasojat që vijnë dekadat e ardhshme pas mbarimit të saj, por Kosova është e lumtur që është shtëpi e 12 gazetarëve ukrainas. Me urimin që është bërë shtëpi edhe si ndjenjë, përpos si strehë, do të jemi pranë jush si popull, shoqëri e institucione – dje, sot dhe nesër. Rezistencë, solidaritet dhe mbështetje deri në fitore”.
“Republika e Kosovës e kishte dënuar dhe vazhdon ta dënojë agresionin rus në Ukrainë, vendosmë menjëherë sanksione dhe shprehëm gatishmërinë tonë për të strehuar deri 5000 refugjatë ukrainas”, u shpreh Kurti.
Kurti, në një vjetorin e fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, tha se ky agresion është sulm mbi lirinë dhe demokracinë.
“Në mëngjesin e hershëm të 24 shkurtit të vitit të kaluar pasi kishte grumbulluar mbi 200 mijë trupa afër kufirit, Federata Ruse filloi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës, ky sulm është mbi lirinë dhe demokracinë dhe mbi vlerat tona themelore”.
“Lufta e Rusisë në Ukrainë ishte shokuese, por jo befasuese, pasi erdhi si shkak i tolerimit të manovrave ushtarake të një presidenti despotik”, tha Kurti.
Tutje, Kurti në një ceremoni solemne për gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë, agresionin rus e krahasoi me mongolët.
“Më 24 shkurt 2022, Kremlini deshi ta përsërisë në Kiev atë që kishin bërë mongolët në vitin 1242. Rusët në shekullin 21 po i imitonin mongolët e shekullit të 11-të. Kështu duket invazioni rus nga Kiveni, Prishtina e gjithë Evropa”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













