Kosova
Kurti: Kosova është aleat i pakompromis i SHBA-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e mbajtur me struktura të partisë që udhëheq, Vetëvendosje, zgjodhi të flasë mes tjerash edhe për zhvillimet e fundit politike e tensionet në veri.
Këto zhvillime ndikuan që Kurti të marrë reagime të ashpra nga amerikanët e evropianët, për siç u tha, moskoordinim.
Megjithatë Kurti tha se Kosova është dhe do të jetë aleat i pakompromis i SHBA-së dhe i BE-së, transmeton albinfo.ch.
“Kosova i qëndron pas SHBA-së dhe BE-së në tërë kuptimin e fjalës, në politikën anti-Putin dhe në vlerat demokratike. Është aleat i pakompromis i SHBA-së dhe Bashkimit Evropian. Rruga përpara për deskalim të situatës në veri do të thotë ndalimi i menjëhershëm i dhunës nga bandat kriminale ndaj policisë, NATO-s, gazetarëve dhe kryetarëve. Në përputhje me situatën e sigurisë, me largimin e këtyre bandave dhe arrestimin e tyre, prania e policëve mund të zvogëlohej në mënyrë proporcionale. Dialogu për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike të 27 shkurtit në Bruksel dhe ankesit të zbatimit të 18 marsit në Ohër duhet të intensifikohet. Kemi nevojë për sekuencim të balancuar dhe të drejtë të zbatimit të marrëveshjes bazike”, tha Kurti.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











