Kosova
Kurti: Kodi i humanizmit po shkelet e nëpërkëmbet nga pushtete e individë të fortë
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, thotë se universialiteti është ajo që njerëzit e kanë të përbashkët
Sot, më 10 dhjetor, është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Kjo datë është një përkujtim i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua më 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Kryetari i VV-së, Albin Kurti, thotë se universialiteti është ajo që njerëzit e kanë të përbashkët.
“71 vjeç është bërë njeriu sot. Sepse e ka ditëlindjen më 10 dhjetor. Sepse sot u mbushën 71 vjet nga miratimi i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Universialiteti është ajo që e kemi të përbashkët. E si njerëz e kemi njeriun, me të drejtat dhe liritë e tij, që nga viti 1948”, shkruan Kurti.
Sipas tij, “tragjedia njerëzore e shkaktuar nga brutaliteti i pashembullt i imperializmit të shpërfaqura në format më të egra të mohimit të qenies dhe të drejtave të njeriut, fashizmit dhe nacizmit, mblodhi të gjithë dijen, përkushtimin dhe ndjeshmërinë njerëzore për të garantuar qenien njeri dhe të drejtat themelore të tij”.
“Tragjedia e luftës dhe ato të përditshmet na thërrasin me gjithë fuqinë për angazhim të pandërprerë politik, individual e shoqëror kundër shkeljes dhe shkelësve të të drejtave të njeriut në çdo kohë, për çdo çast, pa ndërprerë. Përvoja historike mbi shtatëdhjetëvjeçare, ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë se ky kod i humanizmit politik, i pranuar botërisht, i përkthyer në të gjitha gjuhët e shkruara të njerëzimit, i botuar e publikuar në miliarda kopje, thyhet, shkilet e nëpërkëmbet nga pushtete e individë të fortë që kanë monopolizuar paranë, dhunën e pushtetin, në institucione shtetërore e parashtetërore dhe jashtë tyre, duke shkaktuar tragjedi njerëzore individuale e kolektive, për çdo ditë në gjithë rruzullin tokësor”, shkruan tutje Kurti.
Kurti thotë: “Të këqijat në formën e papunësisë, deprivimit ekonomik, përjashtimit shoqëror, mohimit të së drejtës në siguri shëndetësore e pensionale, ndotjes së ambientit, mungesës së ujit të pijshëm e ushqimit, dëbimit me dhunën e hekurit e zjarrit të qindra milionë njerëzve nga shtëpitë dhe atdheu i tyre dhe mohimit të shtetësisë e qenies njerëzore në mijëra kampe refugjatësh anembanë botës, janë përditshmëri trishtuese që ngjajnë për çdo ditë, minutë, sekondë, edhe në këtë çast”.
“Si njerëz e kemi obligim angazhimin për njeriun si qenie me të drejta dhe liri. Duke përmbushur këtë obligim bëhemi ajo që jemi: njerëz të lirë e të drejtë”, përfundon shkrimin në Facebook kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak, pak ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mohoi këtë masakër duke e quajtur trillim.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













