Kosova
Kurti: Kidnapimi i policëve brenda territorit të Kosovës, agresion i Serbisë ndaj nesh dhe NATO-s
“Situata në 4 komunat në veri të Kosovës është rezultat i përplasjeve mes dy paradigmave: asaj të ligjit e kushtetutshmërisë dhe asaj të sundimit të grupeve kriminale, të cilat kanë premisë fashizmin, si shprehje e dhunës ndaj institucioneve legjitime”, deklaroi kryeministri Kurti.
I pari i Qeverisë thotë se veprimet e Serbisë janë veprime hakmarrëse, për arrestimin e kriminelëve nga ana e institucioneve të Kosovës.
Kurti thotë se nëse policët e kidnapuar do të ishin në territor të Serbisë, nuk do të bëhej fjalë për lirimin e tyre.
“Gjithçka është e qartë se policët e kidnapuar kanë qenë në brendësi të territorit të Kosovës. Ky është agresion edhe ndaj republikës sonë, por edhe ndaj KFOR-it, përkatësisht NATO-s”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka thënë se nuk dëshiron hakmarrje dhe është për deeskalim të situatës.
“Deeskalimi nuk duhet të ndodhë në dëm të shtetësisë sonë”, ka vijuar tutje Kurti.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










