Kosova
Kurti kërkon ndihmën e Portugalisë që Spanja ta njohë Kosovën
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Portugalia ndihmë që Spanja ta njohë Kosovën, duke vlerësuar se Madridi nuk është si Beogradi e as Spanja si Serbia, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se Kurti këtë kërkesë e bëri ditën e djeshme në një intervistë për televizionin publik portugez, ku theksoi se Kosova e konsideron Portugalinë si aleate dhe partnere, njofton Klankosova.tv.
“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO. Kosova duhet të anëtarësohet në BE”.
“Mendoj që Portugalia mund të na ndihmojë lidhje me pesë shtetet mosnjohëse, ndoshta veçanërisht me Spanjën si dhe me katër shtetet mosnjohëse në NATO. Ne e konsiderojmë Portugalinë aleat dhe partner dhe nuk kemi cështje të hapura mes vendeve tona, nuk kemi asnjë mospajtim”.
“Në rastin më të keq, edhe nëse Spanja do të vërente ndonjë ngjashmëri mes Kosovës dhe vendit Bask apo Katalonisë, ata asnjëherë nuk duhet të krahasojnë veten me Serbinë. Madridi nuk duhet asnjëherë të krahasojë vetën me Beogradin. Më e pakta që mund të bëjnë tani, është të njohin pasaportat tona dhe të hapin një Zyrë Ndërlidhëse në Prishtinë”, tha Kurti.
Më poshtë gjeni intervistën e plotë: https://www.facebook.com/watch/GOVRKS/
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













