Kosova
Kurti kërkon kontributin e Francës në dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar rolin e Francës si një faktor thelbësor për sigurinë e Evropës dhe si aktor kyç brenda Bashkimit Evropian, me ndikim të rëndësishëm edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch.
Gjatë takimit me ministrin francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, në margjina të Samitit të Procesit të Berlinit, Kurti theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe nevojën që Kosovës t’i dorëzohet pyetësori për anëtarësim, si dhe t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në takim u diskutua për zhvillimet rajonale, sigurinë në Evropë dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.
“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Francës dhe për partneritetin mes dy vendeve tona, duke theksuar se vlerat e përbashkëta krijojnë hapësirë për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe”, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










