Kosova
Kurti: Kemi nevojë për SHBA e BE, por nuk i dorëzohemi mikut të Putinit
Kryeministri i Kosovës ka pamjen e lënduar të një djali të ri në shkollë, i cili mendon se ka bërë gjithçka që duhet për t’u përshtatur, por prapë zbulon se askush nuk e pëlqen. Por prapë Albin Kurti, i cili dërgoi kryetarët shqiptarë në 4 komunat me shumicë serbe, pavarësisht këshillës së partnerëve ndërkombëtarë për të mos e bërë këtë, nuk është penduar.
Kështu e nis shkrimin e saj mbi situatën ne veriun e Kosoves, gazeta prestigjoze britanike, The Times, e cila ka intervistuar në fundjavë kryeministrin Kurti.
Teksa kujton se partnerët e kishin ndëshkuar, me përjashtim nga stërvitjet e përbashkëta të NATO-s, Times citon kryeministrin Kurti të thotë se shpërblimi për këtë, do të jetë mposhtja përfundimtare e presidentit ultra-nacionalist të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
“Ne kemi nevojë për ndihmën e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së. Por kjo ndihmë nuk duhet të jetë në drejtim të qetësimit të autokratëve”, citohet të ketë thënë Kurti.
Ashtu sikundër e ka bërë edhe në prononcime të tjera gjatë këtyre ditëve, Kurti mbrojti qëndrimin e qeverisë së tij për the Times, duke thënë se po mbronte sundimin e ligjit dhe demokracinë, të cilat nuk mund të mbijetonin nëse do t’i dorëzohej ngacmimeve të një miku të Putinit.
“BE-ja, SHBA-ja, Britania e Madhe, ata e njohin procesin demokratik të zgjedhjeve. Nëse kryetari nuk do të punojë nga zyra e tij, nga do të punojë ai?”
Ai tha më tej, për të përditshmen, se do të mbante zgjedhje të reja, për sa kohë që serbët premtojnë të mos i bojkotojnë ato.
The Times, shkruan se diplomatët sugjerojnë se Kurti po përpiqet ta tregojë veten si një Zelensky i ri.
“Ata thonë se Kosova është shumë e ndryshme nga Ukraina dhe se enklava serbe ngjason më shumë me Irlandën e Veriut se sa Donbasin. T’u kërkosh serbëve atje ta harrojnë Beogradin është si t’u kërkosh katolikëve të Irlandës së Veriut ta harrojnë Dublinin”, shton me tej media britanike.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













