Kosova
Kurti: Jemi në rrugën evropiane
"Liberalizimi, pranimi i aplikimit në KE konfirmojnë se jemi në rrugën evropiane"
Gjatë mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh sot se vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, por edhe pranimi i aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës konfirmojnë se vendi është në rrugën evropiane dhe se Kosova i përket Evropës, përcjell albinfo.ch.
Kurti në fjalën hyrëse në mbledhje të qeverisë së Kosovës tha se qytetarët e Kosovës nga 1 janar 2024 do të mund të udhëtojnë në 32 vende të tjera, përfshirë edhe Bullgarinë, Rumaninë dhe Qipron.
Duke folur për pranimin e aplikimit në Këshillin e Evropës, i cili ndodhi këtë të hënë (24 prill), shefi i ekzekutivit kosovar shprehu besimin që si shtet demokratik, Kosova do të japë kontribut të çmuar në të ardhmen si anëtarë me të drejta të plota në KE.
“Këto dy vendime të rëndësishme brenda më pak se 1 jave konfirmojnë rrugën tonë evropiane, konfirmojnë që jemi në rrugën e duhur dhe konfirmojnë se Kosova i përket Evropës si union, si vlerë“, theksoi ai.
Gjatë mbledhjes së sotme, kryeministri Kurti tha se do ta shqyrtojnë edhe projektligjin ratifikimin e marrëveshjes për statusin dhe funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.
Sipas tij, çështja e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë është një çështje aktuale dhe permanente deri në zgjidhjen e plotë të saj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









