Kosova
Kurti: Jemi duke punuar që ta zbusim krizën energjetike
Bëhet e ditur se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se janë duke punuar që ta gjejnë zgjidhjen më të mirë që të ketë edhe furnizim të qëndrueshëm, por edhe të zbusin krizën energjetike.
Gjatë seancës së sotme, Kurti tha që kjo krizë energjetike e ka kapluar gjithë Evropën.
Tutje Kurti tha se çmimet e energjisë elektrike në bursë janë shumëfishuar dhe nuk mund të ngelet as në Kosovë një situatë e favorshme, përderisa vazhdojmë të paguajmë vetëm 7 centë për kilovatorë.
“Rrjeti i shpërndarjes si dhe stabilimentet prodhuese në Kosovë edhe janë vjetërsuar e janë amortizuar, ndërkaq konsumi i energjisë është rritur. Ta zëmë sot në orën 9 në mëngjes kemi qenë duke provuar me kapacitet të plotë diku rreth 760 megavat, ndërkaq konsumi i energjisë në orën 9 të mëngjesit ka qenë 1 mijë e 113 megavat. Pra, konsumi është tejet i madh edhe për shkak të stinës së dimrit edhe për shkak se mënyra jonë edhe e punës edhe e banimit edhe e jetesës është e organizuar rreth ngrohjes përmes termoelektranave, por që besa edhe për shkak se energjia elektrike është lirë dhe konsumi është i kollajshëm”.
“Tash kur kërkesa rritet e kapacitetet janë të brishta sigurisht që gjendja rëndohet, mirëpo bashkë me ministrat e linjës, KEK-un, me KOSTT-in, me ZRRE-në po punojmë që ta gjejmë zgjidhjen më të mirë, në mënyrë që edhe të kemi furnizim të qëndrueshëm, por në të njëjtën kohë edhe ta zbusim krizën në energjetikë në të cilën nuk ndodhemi vetëm ne”, ka thënë Kurti.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












