Kosova
Kurti: Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe BE-në
Kurti pranoi kërkesën e ambasadorit amerikan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar kërkesën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, për shtyrjen e zbatimit të vendimit për gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale për 48 orë, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori amerikan e ka bërë një kërkesë të tillë në orët e vona për kreun e ekzekutivit, të cilën Kurti e ka pranuar. Një gjë të tillë, ai, e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter pas mesnatës.
“E falendëroj Ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për një shtyrje 48 orëshe për dhënien e gjobave për targat ilegale KM (dhe të tjera). Jam i lumtur të punoj me SHBA-në dhe me BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Ai dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën nuk arritën ujdi rreth kësaj çështje as pas 8 orësh bisedime në Bruksel me ndërmjetësimin e Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja









