Kosova
Kurti: Investimet e huaja në Kosovë janë rritur për 53%
Kryeministri Albin Kurti priti dje në takim deputetët e Parlamentit gjerman, Christian Petry nga Partia Social Demokrate SPD dhe Boris Mijatović, nga Partia e Gjelbër, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Kurti u ka thënë deputetëve gjermanë se sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rritja ekonomike në Kosovë është 9.9 %, e që pohon se përbën rritjen më të madhe ekonomike që nga shpallja e pavarësisë.
“Buxheti i vitit 2022 është buxheti më i madh ndonjëherë në Republikën e Kosovës, me një rritje prej 12% krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar”.
“Bazuar në indikatorët ekonomikë, ekonomia vendore po performon mirë, me rritjen e të hyrave doganore për mbi 1/3, krahasuar me vitin paraprak. Ndërsa eksportet janë rritur me 66%, të hyrat buxhetore janë rritur për 30%, e investimet e huaja për 53%”, citohet t’u ketë thënë Kurti.
Ndërsa, sipas njoftimit, deputetët gjermanë theksuan që te politikëbërja gjermane do të ketë vëmendje të shtuar për Kosovën dhe rajonin, si dhe premtuan mbështetjen e tyre për objektivat e përbashkëta.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











