Kosova
Kurti i quan absurde kërkesat sindikale, arsyeton ndaljen e pagës për grevistët
Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka quajtur “irracionale dhe absdurde” kërkesat për rritje pagash në arsim të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, përcjell albinfo.ch.
Kurti në një adresim për media ka thënë se kërkesat sindikale nuk duhet të shkojnë përtej racionale, duke potencuar se mundësitë buxhetore të vendit tonë janë të kufizuara.
“Ne po i bëjmë reformat në arsim, por kërkesat sindikale nuk duhet të shkojnë përtej racionales. Planifikimet financiare shtetërore nuk bëhen në mënyrë të papërgjegjshme. Nuk mund të marrim buxhetet e shteteve të tjera që të përmbushin kërkesa irracionale. Ministrja i ka takuar disa herë, por kërkesat legjitime dhe racionale janë për dialog, kërkesat absurde nuk mund të hasin në mirëkuptimin tonë.
“Sot është ditë e hidhërimit shtetëror e shoqëror për të gjithë ata që nuk kanë mësim ose nuk i japin ato. Bëj thirrje ta kuptojmë se mundësitë e vendit tonë janë të kufizuara”, tha Kurti.
Kurti po ashtu bëri të ditur se Ligji i Pagave do të dalë në diskutim publik javën tjetër.
Sipas tij, koeficienti për mësimdhënësit do të jetë më i mirë se në të kaluarën, ndërsa u bëri thirrje mësimdhënësve që t’i japin fund grevës.
Ai foli edhe për ndalimin e pagave për punëtorët që janë në grevë. Kurti tha se ky vendim nuk është hakmarrje nga ana e Qeverisë ndaj grevistëve, por u shpreh se njerëzit nuk mund të paguhen për “punën që nuk e bëjnë”.
“Nuk ka nga ana e Qeverisë kurrfarë urrejtje apo hakmarrje, por duhet ta kuptoni, nuk mund të paguhen njerëzit për punën që nuk e bëjmë. Prandaj janë bërë ndryshimet demokratike në shkurtin e vitit të kaluar. Njerëzit duhet të paguhen për punën e tyre, jo pse nuk punojnë. Secili prej nesh jemi punëtorë, e paguhemi për punën që e bëjmë”, u shpreh Kurti para mediave.
Lidhur me këtë çështje Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka njoftuar se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Jasharaj ka thënë se greva nuk do të ndalet dhe të drejtat e tyre do t’i kërkojnë deri në instancat më të larta.
“Ne nuk do të ndalemi. Do t’u drejtohemi instancave më të larta për të kërkuar të drejtat tona. SBASHK-u e ka dërguar në Prokurori kallëzimin penal ndaj Hekuran Muratit. Buxheti i Kosovës është edhe me djersën tonë. Ne nuk po i kërkojmë Muratit që pagën e vet t’ua japë mësimdhënësve, por t’ua japë atyre që u shërbejnë popullit”, ka thënë Jashari në konferencë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










