Kosova
Kurti i përgjigjet propozimit të AAK-së, “100 euro për çdo qytetar”
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i është përgjigjur propozimit të AAK-së për t’i dhënë secilit qytetar të Kosovës nga 100 euro për të përballuar pandeminë Covid 19.
I pari i qeverisë tha se nuk janë ta gjithë të njëjtë në shoqëri, që të ndihmohen njësoj.
“Ne nuk jemi të gjithë të njëjtë në shoqëri që të ndihmohemi njësojë. Dikush ka nevojë për ndihma më shumë dhe më pak. Shteti ynë duhet të tregojë ndjeshmëri për këtë. Nuk besoj që një masë e tillë do të mund të ndihmonte në këtë kohë. Pako emergjente e qeverisë sonë, e prezantuar nga ministri Bislimi dhe nga ministrja Hajdari, besoj është rruga e duhur për të ecur përpara”, tha ai.
Kurti kështu u shpreh gjatë vizitës së sotme në Komunën e Kamenicës për të parë nga afër gje ndjen dhe masat e ndërmarra në parandalimin e pandemisë Covid 19.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













