Kosova
Kurti i ofron Vuçiqit 3 libra, ai i refuzon
Rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1.133 fëmijëve të vrarë, prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur, dhe librin “Muhaxhirët - Dosja Britanike", janë librat të cilat Vuçiq refuzoi t'i pranojë
Gjatë takimit të sotëm në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kishte përgatitur si dhuratë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, 3 libra, të cilat shpalosin historinë e dhimbshme të shqiptarëve dhe vuajtjet nga Serbia.
Mirëpo këto libra u refuzuan, shkruan Albinfo.ch.
“Për dallim nga ndërmjetësi Josep Borrell, kryetari i Serbisë nuk i mori tre librat që ia dhashë: Rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1.133 fëmijëve të vrarë, prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit”, ka shkruar Kurti.
Siç shihet në fotografitë e publikuara nga Kurti, librat i janë ofruar Vuçiqit në dy gjuhë, përkatësisht në gjuhën serbe dhe angleze.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë

















