Kosova
Kurti i kërkon Greqisë njohjen e Kosovës
Mësohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Greqia t’u bashkohet vendeve që e kanë njohur Kosovën, në panelin e diskutimit me temë “Evropa Juglindore: Rritja e Bashkëpunimit dhe Solidariteti” në Greqi, transmeton albinfo.ch.
“Njohja e shtetit tonë, bashkëpunimi në rajon dhe përfshirja sa më e shpejtë e rajonit në Bashkimin Evropian, është rruga e duhur drejt paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjate”, tha Kurti.
Po ashtu, Kurti foli edhe për menaxhimin e pandemisë gjatë dy qeverive të udhëhequra nga ai, reformat në drejtësi, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
“Kultura e re që kemi sjellë me qeverisjen e mirë, ku korrupsioni nuk do të tolerohet, tashmë po aplikohet në praktikë. Ne duam të vazhdojmë me procesin e vettingut, që do ta bëjë më aktive prokurorinë tonë dhe më efikase gjyqësinë tonë”, teksa ka përmendur propozimin për SEFTA-n.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë











