Kosova
Kurti, i bindur se do të fitojë 3/4 e komunave në Kosovë
Në fjalimin hyrës në mbledhjen e 44-t të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti tha se në këto zgjedhje duhet të fitojnë pa balotazh
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i bindur se VV-ja do të fitojë 3/4 e komunave në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Në fjalimin hyrës në mbledhjen e 44-t të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti tha se në këto zgjedhje duhet të fitojnë pa balotazh.
“Është detyra jonë, e të gjithë ne, që në këto zgjedhje të punojmë sa më pranë qytetarit për të fituar pa balotazh. Gjasat i kemi të mëdha thuajse në të gjitha komunat, duhet t’i fitojmë 3/4 e komunave. Për këtë na duhet punë dhe angazhim i madh. Në këto zgjedhje lokale jo vetëm që jemi të gatshëm, por edhe synojmë të bashkëpunojmë me listën “Guxo” sikur në zgjedhjet e 14 shkurtit. Nëpër qendrat tona të shmangën rivalitetet e brendshme. Pushteti nuk duhet të na ndryshojë, duhet t’ia kujtojmë vetes vazhdimisht idealet tona dhe sakrificat e dëshmorëve”, u shpreh Kurti, transmeton Albinfo.ch.
Ai u ka thënë delegatëve se VV-ja po sulmohet me luftë speciale e shpifje dhe se partive të tjera duhet t’u jepet mesazhi se do të kenë rezultate të mira në zgjedhje vetëm kur të largojnë të korruptuarit nga mesi i tyre dhe të reformohen thellë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











