Kosova
Kurti: FSK-së do t’i shtohen 600 ushtarë të rinj, ndërsa policisë 500 rekrutë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, tha se ky buxhet do të jetë i mbrojtjes dhe sigurisë, për çfarë kanë ndarë edhe 370 milionë euro, përcjell albinfo.ch.
Më tutje, Kurti u shpreh se gjatë vitit të ardhshëm FSK-së do t’i shtohen 600 ushtarë të rinj, ndërsa Policisë 500 rekrutë.
“Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro. Ai do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe i sigurisë, për çfarë kemi ndarë 370 milionë euro ose 22 për qind në shumë se sa aktualisht. 153 milionë euro i kemi ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe 216 milionë euro për Ministrinë e Punëve të Brendshme, më se shumti ndonjëherë. Ushtrisë sonë të cilës ia kemi rritur buxhetin për më shumë se dy fish prej që kur kemi ardhur në Qeveri dhe numrin e ushtarëve për më shumë se 2/3, do të ia shtojmë edhe 600 ushtarë më shumë në vitin 2024. Kurse policia jonë e cila ka 850 policës të rijnë gjatë qeverisjes sonë, vitin tjetër do të këtë edhe 500 rekrutë të tjerë dhe 21.7 milionë euro për investime kapitale ose 9 milionë euro më shumë sesa këtë vit”, ka thënë Kurti.
Seanca po vazhdon me diskutime nga ana e deputetëve të pozitës dhe opozitës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













