Lajme
Kurti fushatë në Skenderaj, sulmohet me gurë e vezë nga disa qytetarë
Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka vizituar pasditen e sotme komunën e Skenderajt. Mirëpo gjatë ecjes së tij nëpër sheshin e kësaj komune, një grup qytetarësh e kanë sulmuar atë me gurë dhe vezë.
Disa qytrtarë kanë brohitur emrin e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi duke i kërkuar Kurtit të largohet, përcjell Albinfo.ch. Andaj është dashur ndërhyrja e Njësisë Speciale të Kosovës, për t’i mundësuar Kurtit të zhvillojë tubimin me qytetarët.
Në disa pamje që janë publikuar në rrjetet sociale, qytetarët dëgjohen duke brohoritur “UÇK” dhe “Hashim Thaçi”.
Megjithatë Kurti ka vazhduar vizitën duke takuar qytetarë të shumtë e përkrahës të tij në këtë komunë.
Për vizitën e Kurtit në Skënderaj dhe sulmin ndaj Kurtit ka reaguar kreu i kësaj komune Bekim Jashari, përcjell tutje Albinfo.ch.
Në një postim në Facebook, Jashari ka shkruar se në kohën e demokracisë liberale, ku mendimi i lirë politik, bindja politike është e drejtë fundamentale dhe e garantuar me ligj.
“Secili nga Ne ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike e partiake, në menyrë demokratike kudo në Kosovë. Komuna që unë udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë”, ka shkruar Jashari.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









