Kosova
Kurti: Francën e konsiderojmë vend mik
Kurti: Franca, aleate e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u përball me pyetjet lidhur me qëndrimin e tij ndaj marrëveshjes që Serbia nënshkroi një ditë më parë për blerjen e avionëve francezë Rafale.
Kurti u tregua i kujdesshëm në reagimin e tij. Shefi i ekzekutivit kosovar preferoi ta shmangte një koment të drejtpërdrejtë, por tha se Kosova kërkon bashkëpunim të ngushë dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve, e këtu përfshihet edhe Franca.
“Ne bëjmë sundim ligji, rend publik njëkohësisht me paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim dhe në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë edhe mbështetjen ndërkombëtare, përfshirë këtu natyrisht edhe Francën, të cilën e konsiderojmë vend mik, aleat e partner shumë të rëndësishëm edhe në BE, edhe në NATO”, thotë Kurti.
Serbia nënshkroi mbrëmjen e së enjtes me Francën ujdinë për blerjen e avionëve të avancuar ushtarakë franceze në nisje të vizitës dyditëshe të presidentit francez, Emmanuel Macron, në Beograd.
Marrëveshja me vlerë prej 2.7 miliardë eurosh, sipas Parisit zyrtar, është pjesë e strategjisë më të gjerë për ta afruar Serbinë me Bashkimin Evropian.
Presidenti Macron e quajti marrëveshjen historike dhe të rëndësishme dhe vlerësoi guximin strategjik të Serbisë, duke nënvizuar se ajo është vend me rëndësi për sigurinë në Europë.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













