Kosova
Kurti flet për tërheqjen e trupave austriake nga Kosova
"Kemi nevojë për më shumë prezencë të KFOR-it në Kosovë"
Kryeministri Kurti në një intervistë për televizionin publik austriak është pyetur për vendimin e Austrisë për heqjen e trupave të KFOR-it në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
“Në prill, Austria do të tërheqë gjysmën e trupave që i ka në Kosovë në kuadër të KFOR-it. A jeni të zhgënjyer?”, e pyeti gazetari.
Kurti u përgjigj, duke thënë se është falënderues për rolin e Austrisë për Kosovën, derisa shtoi se vendimi i Austrisë për heqjen e trupave është sovran.
Sipas tij, Kosova dhe KFOR-i do të kenë nevojë në të ardhmen për njëri- tjetrin, përveçse të jenë pjesë e historisë së njëra-tjetrës.
“Ajo për çka kemi nevojë është më shumë trupa ushtarakë të KFOR-it, të cilët do të patrullonin me policinë tonë në kufirin me Serbinë. Ne kemi nevojë për më shumë kapacitete, ne kemi nevojë për më shumë prezencë të KFOR-it, por kemi nevojë edhe për programin për partneritet për paqe me NATO-n. E falënderoj Republikën e Austrisë, ushtarët, oficerët, gjeneralët që kanë shërbyer në Kosovë. Është vendim sovran i Republikës së Austrisë, por unë besoj që Kosova dhe KFOR-i kanë nevojë për njëri-tjetrin në të ardhmen, përveçse të jenë pjesë e historisë së njëri-tjetrit”, tha ai.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit









