Kosova
Kurti flet në Kroaci për sulmin në Ibër Lepenc: Besojmë që është mbështetur dhe orkestruar nga Serbia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, tha se Kroacinë e sheh si partner kyç.
Ai ka folur për sulmin në Ibër Lepenc, i cili është i ri nga natyra, pasi “kësaj radhe në shënjestër ishte popullsia civile”.
“Më herët kemi pasur sulme ndaj Policisë së Kosovës, kemi pasur sulme ndaj ndërtesave zyrtare komunale, por kësaj radhe në shënjestër është popullsia civile, sepse furnizimi me ujë dhe prodhimi i energjisë elektrike që është jetik edhe për qytetarë dhe bizneset kanë qenë në shënjestër”, tha ai.
Ai tha se për këtë sulmin si të dyshuar se janë arrestuar disa persona dhe se hetimet po vazhdojnë.
Kurti shtoi se është konfiskuar armatim dhe municion.
“Duhet të presim se cili do të jetë përfundimi i këtyre hetimeve. Por ne konsiderojmë që gjithçka tregon që këtë nuk e kanë bërë qytetarët e zakonshëm dhe se na bën të besojmë që një sulm i këtillë vjen i mbështetur dhe i orkestuar nga Serbia, siç ishte edhe rasti me sulmin në Banjskë apo atë me sulmin e KFOR-it në maj 2023 apo rrëmbimi i tre policëve tanë në Leposaviq në qershor 2023”.
“Nervoza në Beograd po përkthehet në agresivitet kundër Ksoovës, meqë nuk e kontrollojnë Kosovën më, atëherë mbështeten sulme të këtilla terroriste”, vazhdoi ai.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









