Kosova
Kurti e Vuçiq të ftuar në drekën që Von der Leyen do të shtrojë sot për liderët ballkanikë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vuçiq janë ftuar për drekë pune sot në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen, lidhur me Planin e Rritjes, përcjell albinfo.ch.
Në këtë drekë pune, siç ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, janë të ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, dhe kryeministri i Malit të Zi.
Siç ka njoftuar ajo, Komisioni Evropian aktualisht është duke finalizuar rishikimin e agjendave të reformave të paraqitura nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Këto janë axhenda reformash nga aspekti socio-ekonomik, por edhe fusha themelore. Ndërsa jemi duke finalizuar shqyrtimin e këtyre agjendave të reformës, ne do të konsultohemi me shtetet anëtare në komitetin e ardhshëm të IPA-s. Nëse komiteti IPA merr një vendim pozitiv, komisioni do të pranojë axhendat e reformës”, ka deklaruar ajo.
Ndërkohë Qeveria e Kosovës ende s’e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kurtit në drekën e Von der Leyen, por European Policy Center ka njoftuar se Kurti do të jetë folës të enjten në Bruksel si i ftuar i tyre.
Ndërsa Presidenca e Serbisë ka njoftuar se Vuçiq do të jetë i pranishëm në drekën e organizuar nga Kryetarja e KE’së me të cilën do të ketë edhe një takim të ndarë.
Siç raportoi Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, qëllimi kryesor i këtij takimi, është diskutimi i “agjendave të reformës dhe rritjes”, të cilat pothuajse të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor i kanë dorëzuar Komisionit Evropian, si parakusht për marrjen e pagesave të para nga Rritja
Plani për Ballkanin Perëndimor, u miratua nga BE-ja në maj të këtij viti. Von der Leyen ishte i përfshirë personalisht në promovimin e atij plani dhe ai u mbështet nga Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të Këshillit të BE-së.
Sipas raportimit, takimi do të jetë një mundësi e mirë për të parë se deri ku kanë arritur këto vende me përgatitjet për të realizuar qëllimet e Planit të Rritjes. Nëpërmjet Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, BE-ja planifikon të ndajë rreth gjashtë miliardë euro për vendet e rajonit nga viti 2024 deri në vitin 2027.
Nga kjo shumë, dy miliardë do të jenë grante nga BE-ja, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në formën e kredive favorizuese. Përfitues të këtyre fondeve janë të gjitha vendet e rajonit: Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, BeH dhe Kosova.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












