Kosova
Kurti e Vuçiq pritet të takohen më 22 prill, temë do të jetë një tjetër draft
Mësohet se zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh kryenegociatori Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se më 22 prill pritet të ketë takim të nivelit të lartë politik mes kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përcjell albinfo.ch.
Këto deklarata Bislimi i bëri pas takimit që pati në Bruksel me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, ku folën për çështjen e implementimit të Marrëveshjes së Ohrit, por edhe çështje të tjera aktuale.
Ai tha se më 22 prill pritet që të prezantohet një draft fillestar i grupit të menaxhmentit. “Ideja është që me këtë datë të prezantohet një draft fillestar i grupit të menaxhmentit. Ka pak paqartësi në atë se si duhet të ecën procedura e kujt duhet t’i dërgohet drafti paraprakisht, dhe si duhet të prezantohet”, tha Bislimi, njofton Klankosova.tv. Tutje, i dyti i qeverisë bëri të ditur se ka indikacione që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është i gatshëm për takim të nivelit të lartë më 22 prill, teksa shtoi se janë duke shqyrtuar edhe datë tjetër alternative.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













