Kosova
Kurti e Vuçiq, pjesë e panelit ku u fol për sigurinë gjeopolitike të rajonit
Kurti në panelin e Davosit flet për sigurinë gjeopolitike të rajonit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qenë pjesë në një panel diskutues në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Kurti ka shprehur kënaqësinë që ishte pjesë e këtij paneli, derisa në fotografitë e publikuara nga ai është vërejtur edhe prania e presidentit të Serbisë.
Kurti tha se në këtë panel u fol për dialogun e diplomacisë së Ballkanit Perëndimor, bashkë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë të rajonit.
“Kënaqësi të jem pjesë e panelit sot në Forumin Ekonomik Botëror, duke diskutuar Dialogun e Diplomacisë së Ballkanit Perëndimor presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë të rajonit e më gjerë. Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos ka pasur takime të ndara me personalitete të ndryshme botërore.
Të martën ai ka takuar ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, me te cilin ka diskutuar për aktualitetin në vend e rajon.
“SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, shkroi Kurti.
Në fillim të punimeve në Davos, Kurti ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale do të jetë siguria e Kosovës dhe mosshkelja e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.
Derisa gjatë ditës së sotme Kurti ka zhvilluar një takim me anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës, njëherësh edhe shef i Departamentit të drejtësisë dhe policisë, Beat Jans.
“Diskutuam mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ligjor për një partneritet të fortë”, kishte shkruar Kurti për këtë takim.
Derisa gjatë kësaj vizite nuk ka munguar as takimi i Kurtit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me të cilin po ashtu kanë biseduar për situatën në rajon.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












