Kosova
Kurti e Rama, bashkë në forumin e Bledit në Slloveni
Më 28 dhe 29 gusht do të mbahet në Slloveni konferenca ndërkombëtare e Forumit strategjik të Bledit, e cila është konferencë për Evropën Qendrore dhe Juglindore.
Në këtë konferencë dyditore do të marrë pjesë nga Shqipëria kryeministri Edi Rama, ndërsa nga Kosova do të jetë kryeministri Albin Kurti.
Pjesëmarrja e të dy kryeministrave në këtë forum do të jetë edhe përballja e parë mes Ramës dhe Kurtit pas debateve në distancë gjatë muajve të fundit, që pas anulimit të mbledhjes së dy qeverisë më 14 qershor në Gjakovë.
Nga rajoni do të marrë pjesë po ashtu kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Pjesë e kësaj konference do të jenë edhe i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.
Konferenca është një mbledhje e pjesëmarrësve nga fusha të ndryshme, duke shkëmbyer pikëpamje dhe ide për të adresuar sfidat e tanishme dhe sfidat e së ardhmes./euronews
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili









