Kosova
Kurti: Duam paqe afatgjatë
Sot, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova i dhuroi botës aktin më të pashembull, familjen Jashari dhe tash kur po ndodhë pushtimi i Ukrainës, është edhe më e qartë vlera dhe rëndësia e epopesë së UÇK-së.
Po ashtu, Kurti me rastin e 24-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në ceremoninë e rreshtimit të njësive ushtarake të FSK-së, e cila u mbajt në kazermën “Adem Jashari”, Prishtinë, se Kosova nuk ka trima pushtimi por dëshmorë çlirimi.
“Ne duam paqe afatgjatë andaj nuk ngutemi e nuk vendosim data përfundimtare. Datat na duhet por në zhvillimin e brendshëm. Së brendshmi na duhet sinqeritet, së jashtmi na duhet reciprocitet”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, Kosova i dhuroi botës aktin më të pashembull, familjen Jashari.
“Jasharët na dëshmuan se vullneti e sjell subjektivitetin. UÇK e çliroi Kosovën, jemi të qartë për këtë pikë. Këto ditë të planetit kur jemi dëshmitar të pushtimit të Ukrainës na sjellin edhe më të qartë vlerën dhe rëndësinë e epopesë së UÇK-së. Vullneti i Ukrainës do ta bëjë të mundur kthjelltësinë e shprehjes botërore. Sot Ukraina mund ta kuptojë Kosovën dhe epopenë e luftën e saj. Urojmë që Ukraina mos të jetë as Bosnje, as Kosovë. Të mos ketë pastrim etnik, as të zhdukur me dhunë, as dhunime seksuale”, ka thënë Kurti
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit









