Kosova
Kurti: Diplomacia ekonomike luan rol të madh
Ka nisur edicioni i nëntë i Shkollës Pranverore për Diplomatët e Rinj, që organizohet nga Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Friedrich Ebert Stiftung.
Ky edicion në këtë vit është përqendruar tek Diplomacia Ekonomike dhe Tregtare në një treg global gjithnjë e më të ndërlidhur, me pjesëmarrës nga rreth 40 shtete.
I pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti i cili tha se rëndësia e diplomacisë ekonomike nuk mund të mbivlerësohet në botën e ndërthurur ku jetojmë.
Megjithatë ai shtoi se diplomacia ekonomike ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të madh në trajtimin e të dyja krizave: ofrimin e ndihmës së huaj për ata që kanë nevojë dhe vendosjen e sanksioneve ndaj agresorëve, raporton Albinfo.ch.
“Demokracia e fortë është një sinjal i lidhjeve ekonomike që një vend do ta ndjekë edhe ndërkombëtarisht”, shtoi ai.
Tutje Kurti theksoi se përveç sfidave, koha e tanishme është një ftesë për punë të përbashkët dhe forcimin e natyrës së ndërlidhur të prosperitetit demokratik dhe progresit ekonomik.
Sipas Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor për nga rritja e parashikuar ekonomike për vitet 2023 dhe 2024.
“Mezi presim të punojmë së bashku për të mbështetur parimet tona demokratike dhe për të hapur rrugën për një botë më të ndërlidhur, të begatë dhe paqësore”, tha Kurti.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Beqir Ismaili, ambasador, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe Behar Isma, sekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025








