Kosova
Kurti: Deklaratat e Haki Abazit, të pavërteta dhe të pasakta
Pas deklaratave të Haki Abazit, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se akuzat e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi, janë të pavërteta dhe të pasakta, përcjell albinfo.ch.
“Ato nuk janë të vërteta e as të sakta. Për këtë është përgjigjur ministrja e Drejtësie. LVV është subjekti më i madh dhe më demokratik. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për fjalën publike të dikujt”, ka thënë shkurt Kurti para mediave.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, aktualisht është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Deharit.
Deputeti i VV-së do të intervistohet nga Prokuroria për deklaratat që i tha për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.
Ai javën e kaluar kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit, Albin Kurti, për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).
Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marrë në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
E-Diaspora
-
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur Ambasada e Kosovës në Bernë: Deri tani asnjë kosovar i konfirmuar në mesin e viktimave në... -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026









