Kosova
Kurti me një pjesë të kabinetit arrijnë në Kroaci
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Kroaci për të vizituar personat e lënduar nga aksidenti i sotëm
Ai me këtë rast është pritur nga kryeministri i Kroacisë, Adreja Plenkoviq dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë kroate.
Kurti ka arritur me helikopter në orën 19.45 në Slavonski Brod dhe ai është i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij.
Ai pritet të mbajë një konferencë të drejtpërdrejtë për media në orën 20.30 së bashku me homologun e tij kroat.
Ndryshe, 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku sot në afërsi të Slavonski Brod të Kroacisë, kur një autobus nga Kosova doli nga rruga dhe u përmbys.
Shoferi i autobusit është arrestuar dhe sipas dëshmisë së tij dhënë policisë kroate, atë në momentin tragjik e kishte zënë gjumi. Autobusi po vinte nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë. Në autobus ishin 69 pasagjerë.
Me rastin e kësaj ngjarjeje tragjike, presidentja Vjosa Osmani ka shpallur të hënën ditë zie në Kosovë.
Autoritetet kroate thanë se ky ishte aksidenti më i rëndë ndonjëherë në 15 vjetët e fundit në Kroaci.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












