Kosova
Kurti: Astrit Dehari, viktimë e padrejtësisë kriminale
Kryeministri Albin Kurti sot u shpreh se ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është viktimë e padrejtësisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur.
Ndërsa, për Adem Demaçin, Kurti tha se ai është njëri ndër figurat e rezistencës shqiptare në burgjet jugosllave e serbe.
“Kam fjalën për tribunën shqiptare, viganin e rezistencës shqiptare në burgjet jugosllave serbe, Adem Demaci dhe për shokun, aktivistin, Astrit Deharin, viktimë e padrejtesisë kriminale në burgjet e Kosovës së pavarur. Të dy janë busulla të lëvizjes sonë dhe për sa kohë që do jetojë kujtimi i tyre në zemrat tona, për aq kohë do të jejohë dhe levizja”, tha Kurti, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Ai, në mbledhjen e 50-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, tha se përkundër veshtirësive, ata vazhdojnë “të jenë këtu” për të diskutuar mbi çështje që janë preokupuese për ta dhe qytetarët.
“Për 11 vite e gjysmë kemi mbajtur 50-të mbledhje të këshillit të përgjithshëm. Kjo gjë tregon rregullësinë, me të cilën jemi mbledhur sa më shpesh sesa 4 herë në vitë, andaj është mbresëlënëse, sepse është triumf i demokracisë, jo vetëm në vendin tonë, por as në rajon nuk ka subjekte që mblidhen kaq shpesh me organin e tyre më të larte vendimmarrës. Jemi mbledhur në kohë të vështira jemi mbledhur edhe në kohë të mira dhe do të vazhdojmë të mblidhemi rregullisht, pavarësisht angazhimeve të tjera”, u shpreh ndër të tjera Kurti.
Lidhur me rastin Dehari, Shërbimi Korrektues i Kosovës, para tri ditësh, ka shkarkuar nga puna dy zyrtarë.
Ish-aktivisti i VV-së, Astrit Dehari, ka vdekur në nëntor të vitit 2016, derisa ka qenë në Qendrën e paraburgimit në Prizren.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













