Lajme
Kurti: Arsimi renditet lart në prioritetet e Qeverisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se arsimi është burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Kosovës, prandaj edhe renditet lart në prioritetet e qeverisë. Këto komente Kurti i bërë pas takimit që pati me një delegacion nga Washingtoni, të përbërë nga ish-zëvendës asistentin kryesor dhe ushtruesin e detyrës së ndihmës sekretarit në Byronë e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aktualisht kryetarin e Bordit të Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombëtar, Mark Taplin, nënkryetarin e këtij këshilli, Michael Curtis dhe përfaqësuesin e Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombëtar në Kosovë, Gjeni Shporta.
Kryeministri Kurti tha se vlerëson lart kontributin e KAEF-it dhe përfituesve të tij në ekonominë edhe shoqërinë tonë.
Sipas tij, shumë prej tyre janë individë që falë përvojave dhe aftësive të krijuara gjatë studimeve në universitete amerikane japin kontribut të çmueshëm në sektorin privat dhe publik.
Ai shtoi se arsimi është burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Kosovës, prandaj edhe renditet lart në prioritetet e qeverisë.
“Të pranishmit u njoftuan edhe për synimet e qeverisë për ta orientuar arsimin e lartë drejt kërkimit shkencor nëpërmjet themelimit të Fondit të Hulumtimeve dhe angazhimin në sigurimin e bursave për studim brenda dhe jashtë vendit për studentë të dalluar”, thuhet në një komunikatë të Qeverisë.
Taplin, Curtis dhe Shporta e falënderuan kryeministrin Kurti dhe zëvendësministrin e Arsimit, Dukagjin Pupovci, për takimin dhe për gatishmërinë për bashkëpunim.
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit