Kosova
Kurti arrin në New York, pritet të ketë takime të nivelit të lartë
Kryeministri Albin Kurti ka arritur në New York, ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ai ka publikuar fotografi, ndërsa ka thënë se pret që të takohet me liderë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mbi progresin e Kosovës dhe bashkëpunimin politik dhe ekonomik në të ardhmen.
Kurti ka thënë se do të ketë takime edhe me mërgimtarët që jetojnë në SHBA.
“Arrita në New York herët këtë mëngjes për mbledhjen vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Pres të takohem me liderë të huaj dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të diskutuar mbi progresin e Kosovës dhe bashkëpunimin politik dhe ekonomik në të ardhmen. Pres të takoj edhe anëtarët e diasporës, të cilët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kontribuues të mëdhenj për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Kurti./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









