Lajme
Kurorëzohet çifti i parë serb në zyrat e Kosovës
Jugosllav Todoroviq dhe Vesna Veliq, të dy serbë të lindur në Prishtinë, por që jetojnë në Mitrovicë, kanë lidhur kurorë të mërkurën në Mitrovicë
Për herë që nga përfundimi i luftës (12 qershor 1999), dy qytetarë të komunitetit serbë janë kurorëzuar në Zyrën për regjistrim civil në veriun e Mitrovicës, që administrohet nga Prishtina. Ceremonia është zhvilluar në rrethana familjare dhe në mënyrë të rëndomtë.
Jugosllav Todoroviq dhe Vesna Veliq, të dy serbë të lindur në Prishtinë, por që jetojnë në Mitrovicë, kanë lidhur kurorë të mërkurën në Mitrovicë.
Drejtori i Drejtorisë së Administratës në Komunën e Mitrovicës, Abdullah Bejtullahu, tha se kurorëzimi është bërë në një ceremoni të zakonshme në prani të familjarëve.
Sipas tij, kjo pilot njësi është vendosur në objektin e Zyrës Administrative në Veri, por ende funksionon nën juridiksion të Komunës së Mitrovicës.
“Më shumë se dy vjet pas funksionimit të Zyrës për regjistrim civil në veri të Mitrovicës nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila njihet si pilot njësi, aty është lidhur edhe martesa e parë ndërmjet një çifti të komunitetit serb”, ka thënë ai, njofton Zyra për Informim e komunës së Mitrovicës.
Sipas zëdhënësit të Komunës së Mitrovicës, Ahmet Jashari, kjo pilot njësi ka qenë një shtëpi private në Lagjen e Boshnjakëve dhe ka qenë cak i sulmeve nga grupet kriminale dhe strukturat ilegale serbe.
“Deri me tani dokumentet më të shpeshta që kanë lëshuar aty kanë qenë ato që kanë të bëjnë me dokumentet personale”, ka thënë Jashari. Vitin e kaluar, sipas tij, me dokumente personale të Republikës së Kosovës janë pajisur rreth 4 mijë serbë
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












