Kuriozitete
Kuriozitet: Ky vend ndalon shëtitjen e qenve me zinxhirë
Në Itali nuk ka asnjë ligj kombëtar të zbatueshëm në të gjithë territorin që e ndalon këtë praktikë
Nga sot në Toskanë nuk mund të ketë më qenë të lidhur me zinxhirë, sipas “Il Messaggero”.
Këshilli i Qarkut ka miratuar përfundimisht rregulloren që e ndalon, pas Po-së së parë dhjetorin e kaluar dhe më pas kalimit të saj në komisionin përkatës të Këshillit të Qarkut, i cili u shpreh pozitivisht.
Ndalimi ka efekt të menjëhershëm. Ai do të jetë i vlefshëm gjatë gjithë vitit dhe jo vetëm në verë siç ishte në vitin 2023, kur mbajtja e qenve të lidhur me zinxhirë u ndalua me urdhër të presidentit Giani sepse me vapën dhe rrezikun e zjarreve kafshët rrezikonin të ngordhnin, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Me këtë akt, rregullorja e vitit 2011 tani është ndryshuar zyrtarisht, e cila ende, megjithëse në mënyrë të jashtëzakonshme parashikonte mundësinë e mbajtjes së qenit të lidhur, për gjashtë orë në ditë me zinxhirë të paktën gjashtë metra të gjatë.
Fenomeni i qenve të lidhur me zinxhirë është më i përhapur nga sa mund të besohet dhe rregullorja e mëparshme nuk përcaktonte saktësisht se në cilat raste të jashtëzakonshme mund të mbahej një qen në këtë gjendje, duke lënë në mënyrë efektive gjithçka në diskrecionin e individëve.
Toskana po zbaton rregulloren e ngjashme të ndjekur tashmë nga Lombardia, Veneto, Emilia Romagna, Umbria, Marche, Lazio, Campania, Abruzzo, Pulia dhe provinca e Trentos.
Në Itali nuk ka asnjë ligj kombëtar të zbatueshëm në të gjithë territorin që e ndalon këtë praktikë.
Me modifikimin e rregullores, Toskana ndalon mbajtjen e qenve me zinxhir ose me mjete të ngjashme frenimi, dhe përcakton saktësisht përjashtimet, pra në rastet e vërtetuara shëndetësore ose për masa urgjente sigurie.
“Është një normë qytetërimi: mbajtja e qenve me zinxhir mund të ketë pasoja të rënda, psikologjike dhe fizike, për zhvillimin e kafshëve”, tha presidenti i Toskanës, Eugenio Giani. “Ndalimi i kësaj praktike do të ndihmojë në rritjen e mirëqenies së tyre”, tha këshilltari për të drejtën e shëndetit”, Simone Bezzini.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









