Shkurt.ch
Kur tramvaji të vjen në shtëpi!
Tramvaji ka rrëzuar një shtyllë elektrike dhe është ndalur vetëm pasi ka goditur fasadën e një shtëpie
Në Münchenstein të kantonit Baseland, të mërkurën rreth orës 23.35 një tramvaj i dalë nga binarët ka përfunduar në muret e një shtëpie. Gjashtë persona, nga gjithsej 30 sa ndodheshin në tramvaj, kanë pësuar lëndime të lehta.
Askush nga banorët e shtëpisë nuk është lënduar, ndërsa lartësia e dëmit të shkaktuar nduk dihet ende. Ende nuk dihen shkaqet përse makina ka dalë nga binarët derisa po qarkullonte në relacionin në mes të fshatit Münchenstein dhe stacionit BBC.
Gjatë ecjes së pakontrolluar, tramvaji ka rrëzuar një shtyllë elektrike dhe është ndalur vetëm pasi ka goditur fasadën e një shtëpie. Makina që i takon BLT Baselland Transport AG po ecte me shpejtësi prej 50 km në orë.
Për shkak të aksidentit, linja në të cilën qarkullonte tramvaji në fjalë pritet të mbetet e bllokuar edhe në dy tri ditët e ardhshme.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












