E-Diaspora
Kur të humb durimi nga pritjet e gjata në kufirin Serbi-Kroaci
Qytetarët e Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme perëndimore, gjatë kthimit të tyre nuk ballafaqohen me pritje të gjata vetëm në pikat kufitare Kosovë-Serbi.
Pritjet raportohen të jenë maratonike edhe në dalje me kufirin Serbi-Kroaci.
Lexuesit e albinfo.ch kanë njoftuar se në kufirin në mes të Serbisë dhe Kroacisë janë zgjatur me dhjetëra kilometra kolonat e automobilave me emigrantë, në mesin e tyre edhe shqiptarë, që kthehen në shtetet perëndimore nga Kosova dhe Maqedonia.
Siç bën të ditur një lexues i albinfos.ch përmes një video shihen veturat në kolona duke i rënë borive të revoltuar me neglizhencën e autoriteteve serbe dhe kroate.
Madje në video shihen veturat me targa serbe që përcillen në anën e kundërt të autostradës nga policia serbe derisa emigrantët mbeten të ngujuar në kolona me disa kilometra.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











