Shqipëria
Kur Shqipëria do të ketë 10 milionë turistë
“Gushti nuk ka pasur një dhomë bosh në zonat turistike”, është shprehur ministri Klosi
Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, i ftuar në një emision televiziv foli për turizmin në Shqipëri, ku sipas tij, në gusht nuk ishte e mundur të gjeje një dhomë bosh.
“Në Shqipëri, në vitin 2018 kanë hyrë rreth 5.9 milionë turistë dhe këtë vit presim të shkojë në 6.5 milionë turistë të huaj. Pra, pa llogaritur shqiptarët që kthehen në Shqipëri nga emigracioni. Gushti nuk ka pasur një dhomë bosh në zonat turistike”, është shprehur Klosi.
Ministri foli edhe për sfidën 10 milionë turistë, ku nënvizoi se kapacitetet pritëse po rriten me shpejtësi dhe se hotelierët po investojnë kudo në Shqipëri, duke ngritur hotele të reja.
“Puna është që kur turisti i 10-miliontë të hyjë në Shqipëri, a do të jemi gati ne me shërbime, me akomodim, a do të jemi të gatshëm me infrastrukturë? Kjo është sfida 10 milionë. Sfida 10 milionë është një target që besoj do të arrihet pa shumë sforco në vitet e para të dekadës së re”, u shpreh ministri Klosi, transmeton ATSH.
Nga ana tjetër, ai foli dhe për veçantinë e natyrës shqiptare, ku ndërthurja e relieveve malore me detin është e veçantë në Ballkan.
“Një gjë unike që kemi ne janë malet. Alpet shqiptare nuk ekzistojnë në rajon. Nuk kanë alpe si Shqipëria as Serbia, as Kroacia mbase, nuk ka Mali i Zi. Po ashtu kemi afërsinë me detin të këtyre lartësive. Pra, në Shqipëri shumë kollaj të gjithë operatorët turistikë që sjellin turistë, ndajnë detin me malin”, nënvizoi ministri Klosi, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











