Shqipëria
Kur mund t’i bëni pushimet në Shqipëri
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka dhënë disa detaje se kur do të hapen plazhet shqiptare
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se “ne do t’i hapim plazhet nga 1 qershori vetëm për hotelet dhe më pas nga 10 qershori për të gjithë, pa përjashtim”.
“Më 1 qershor do të hapen kufijtë, por ende jo plazhet. Kam marrë të shara nga plazhistë në Dhërmi që i kishte ngritur e përzënë Policia e Shtetit. Nuk kam ndërmend të bëj të mirin për t’i hapur rrugë të keqes. Askush sot në Evropë nuk i ka hapur plazhet. Nuk ka asnjë vend që i ka hapur plazhet. Pse kur ne bëjmë të njëjtën gjë, hidhen përpjetë më shpejt dhe më lart ata që kur janë jashtë shtetit nuk bëjnë as gëk as mëk”, deklaroi Rama, raportojnë mediat shqiptare.
Kryeministri shqiptar theksoi se “këtë javë ne mbyllim edhe sistemin e administrimit të plazheve, ku për shkak se jemi në këtë situatë parimin e ‘ranës së xanun’ me çadra dhe shezlongë do ta ndëshkojmë pa asnjë kompromis. Greqia ka vendosur t’i hapë plazhet në korrik, të tjerë nuk kanë vendosur ende”, theksoi Edi Rama, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri shqiptar informoi po ashtu se “këtë javë do të ngrihet një autoritet i përkohshëm licencues i plazheve për subjektet private”.
“Ndërkohë që të gjitha të ardhurat do t’i kalojnë bashkive si gjithmonë. Asnjë kontratë e mëparshme nuk do të njihet nëse nuk konfirmohet nga ky autoritet licencues dhe asnjë kontratë e re nuk do të lidhet nga bashkitë pa miratimin paraprakisht të këtij autoriteti licencues”, shtoi tutje Rama, shkruajnë mediat shqiptare.
Kryeministri tha se “ne duam që hoteleria shqiptare të punojë me fuqi të plota dhe të mos konkurrohet në mënyrë të pandershme dhe të paligjshme, padrejtësisht me ofertën e shërbimit për plazh”.
“Ne duam që shqiptarët që duan të shkojnë në plazhe publike ta kenë këtë mundësi dhe askush të mos u vërë taksën e të fortit apo të faktit të kryer. Duam që ky sezon të mos jetë i pamundur për sektorin, por njëkohësisht të mos na e bëjë të pamundur përballimin e armikut të padukshëm”, deklaroi ndër të tjera Rama.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“













