Kosova
Kur keni ardhur, sa do të rrini, kur do të shkoni?
Përgatitjet i fillojnë disa muaj para se të nisen për në Kosovë. Pyetjet e këtushme më të shpeshta janë: kur po niseni, nga po ia mbani: nëpërmjet Italisë, po shkoni nëpër Serbi? Cila rrugë ishte më e ngarkuar?...
Të gjitha rrugët çojnë në Kosovë. Asgjë nuk i dekurajon mërgimtarët, as pritjet e gjata e as kilometrat, madje as thirrjet, që të mos e zgjedhin rrugën drejt vendlindjes që kalon nëpër Serbi. I tejkalojnë mundimshëm të gjitha rrugët, qoftë me veturë, autobus apo aeroplan, në mënyrë që pushimet t’i kalojnë me familjarët e tyre.
Por jo vetëm për të pushuar. Ata me këtë rrugë sjellin në vendlindje edhe kursimet e tyre, duke i derdhur nëpër dasma, ahengje, në ndërtim të shtëpive, bizneseve etj.
Këto të hyra nuk arrin t’i regjistrojë as Banka Qendrore e Kosovës, kur publikon raportet e remitencave që vijnë nga mërgimtarët. Por për këtë flasin vet bizneset, restorantet, shitoret, që me sinqeritet pranojnë se vetëm një vit po të mungojë diaspora, do të falimentonin.
Edhe pse po vijnë në shtëpi të tyre, në vendin që në pjesën më të madhe është ndërtuar nga ta, mërgimtarët shpesh duhet të përgjigjen nga familjarët, miqtë dhe shokët në pyetjet: Kur keni ardhur, sa do të rrini, kur do të shkoni?
Ardhja e tyre bëhet e ditur nëpër rrugë me makina luksoze, duke i mbushur makinat me karburantet e vendit duke i bllokuar tavolinat e mëdha me familjarë, duke i dhënë gjallëri Kosovës.
Mjaft më me pyetjet: kur keni ardhur? Ata vijnë kur të duan në shtëpitë e tyre. Derën e hapur e kanë gjithmonë në çdo kohë… Mjaft me pyetjet: sa do të rrini! Ata qëndrojnë sa të duan!
Askush nuk i pyet se si erdhën, sa u maltretuan rrugëve, sa pritën, sa orë kaluan rrugë?
Duke qenë gjithmonë në shërbim të diasporës, albinfo.ch me anë të këtij numri special, ka mbledhur informata, është përpjekur të japë një pasqyrë për alternativat e tjera të udhëtimit për në vendlindje, pos atij me aeroplan.
Janë informata që nuk duhet të neglizhohen, sidomos kur të udhëtoni me veturë. Rreth 2 mijë kilometra nuk janë pak duke kaluar nëpër disa shtete që aplikojnë rregulla të ndryshme në trafik.
Udhëzimet e paraqitura në këtë numër të albinfo.ch do të ju shërbejnë sa herë që merrni rrugë për në vendlindje.
Duke ju uruar ngasje të këndshme, pa pritje të gjata e pa ndonjë komplikim tjetër gjatë udhëtimit, ne vetëm ju themi: RRUGË TË MBARË PËR NË VENDLINDJE.
Lexim të këndshëm!
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












