Kultura
Kur gurë të fisëm lindin gra të fisme
Gazeta austriake “NÖN” i ka kushtuar javen e kaluar një hapësirë të konsiderueshme skulptorit shqiptar Destan Gashi. Skulptori nga Himbergu Destan Gashi u kurorëzua në vendlindjen e tij Kosovë si „Skulptor i vitit“
Këtë nuk e kishte menduar. Destan Gashi, një skulptor nga Kosova që jeton në Vjenë dhe ka një atelie në Himberg, u shpall para pak kohe nga shoqata për letërsi, arte figurative dhe teatër „Pegasi“ në Kosovë e Shqipëri „Skulptor i vitit“. Çmimi bazohet ndër të tjera në atë që Destan Gashi është një artisti i rangut ndërkombëtar dhe „shpërthen barrierat e censurës e monotonisë“.
Artisti, që është shumë i lidhur me vendlindjen, e shfrytëzoi këtë vlerësim të papritur si shkak për të na ftuar në një festë të shtunën e kaluar në atelienë e tij në Himberg. Aty përpunon ai përditë gurët „e tij“ – prej mermerit të Karrarës deri te ato prej rëre.
Skulpturat e Gashit janë kryesisht paraqitje figurative të grave. Vetëm se ai i skalit ato në poza, në të cilat format duken sikur pavarësohen. Damarët, shpesh të papritur, të gurëve të zgjedhur me tepër kujdes ,krijojnë efekte tërheqëse të mëtejshme. Gashi di gjithashtu si të punojë me kontrastin e gurit të latuar e të lëmuar. Kështu ai nxjerr në dritë nga njëra anë nuanca të reja optike të gurëve të përpunuar dhe krijon njëkohësisht efekte befasuese, sikur figurat e tij të lindeshin si të thuash nga guri.
Destan Gashi ka lindur më 1952 në Zoqishtë (Kosovë). Studioi pikturë dhe skulpturë në Academie Royale de Beaux-Arts në Bruksel. Jeton që prej 30 vitesh në Vjenë dhe ka marrë me qira një atelie në Himberg.
Më 21 Maj që nga ora 13.00 duke ardhur shumë shokë të artistit, për të festuar së bashku me Destan Gashin dhe për ta uruar për titullin e lartë si skulptori i vitit. Çmimin ia ka uruar edhe kryetari i komunës së Himbergut Erich Klein.
Mysafirë të nderit ishin Dr. Johann Brieger, ish ambasador i Austrisë në Kosovë deri në vitin 2015, i cili kishte ardhur së bashku me bashkëshorten e tij Roswitha Brieger, për ta uruar skulptorin dhe për t`i shikuar veprat e tij të reja në Himberg. Kjo, sepse në të njëjtën kohë artistik kishte hapur edhe ekspozitën e pranverës me skulptura të reja në kopsht dhe në atelienë e vet. Gjithashtu Barbara Gashi ka prezantuar disa piktura.
Aktualisht Destan Gashi është duke punuar një skulpturë nga mermeri i Vahaut të Austrisë. Ideja është një vajzë e re duke ecur me duar. “Me duhen edhe disa ditë deri në përfundim“ thotë Destan Gashi, „pastaj më presin disa gurë nga Kosova, të cilët i kam transportuar me autobus“.
Ekspozita në bodrumin e verës
“Momentalisht kam një ekspozitë në bodrumin e verës në Poysdorf të Austrisë ku marrin pjesë edhe disa skulptorë të tjerë. Më pëlqen shumë koncepti, për arsye se unë jam vetë nga një regjioni ku prodhohet vera. Ka shumë turistë që vijnë me autobusë për ta vizituar ekspozitën në këtë bodrum i cili është shumë i njohur dhe është 350 vite i vjetër“, tregon skulptori. Kjo ekspozitë e cila quhet “Art në bodrumin e verës“ do të jetë e hapur deri në vjeljen e rrushit.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë














