Kuriozitete
Kur filloi dhe pse përdoret fjala taksi
Ekzistojnë disa versione të origjinës së termit taksi. Ekziston një hipotezë e natyrës historike, e lidhur me sistemin e shpërndarjes së postës, e cila sheh si protagoniste familjen fisnike gjermane Thurn und Taxis (nga e cila rrjedh fjala “taksi”).
Familja, me prejardhje nga princat e Perandorisë së Shenjtë Romake, që nga shekulli i pesëmbëdhjetë, kishte për detyrë të përhapte dhe menaxhonte sistemin postar në Evropë dhe ruajti monopolin e saj deri në vitin 1866.
Por çfarë lidhje ka postimi me transportin privat të pasagjerëve? Para lindjes së mjeteve motorike, ata që kishin nevojë urgjente për të udhëtuar përdornin një karrocë me kuaj. Në fund të shekullit të 18-të, familja Thurn und Taxis, e cila menaxhonte mijëra karroca dhe kuaj me të cilët shpërndanin postën, e diversifikuan biznesin e tyre, duke i përdorur edhe për transportin e pasagjerëve, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Pak njerëz e dinë që familja fisnike, pioniere në sektorin e shpërndarjes së postës, ishte me origjinë italiane. Në fakt, në 1504 dy vëllezërit nga Bergamo Zanetto dhe Francesco Tasso morën monopolin e shërbimit postar në të gjithë perandorinë nga perandori Maximilian I i Habsburgut. Në fund të shekullit të 18-të, familja Tasso (e gjermanizuar në Thurn und Taxis) menaxhoi 20 mijë “mjeshtër poste”, mijëra kuaj dhe kështjella dhe ishte një nga më të pasurat në Evropë.
Një version i dytë, më filologjik i termit, nga ana tjetër, do të gjurmonte fjalën “taksi” nga taksa (kosto), që përmban fjala taksimetër, një shpikje e vitit 1891 nga gjermani Wilhelm Bruhn (1869-1951) e cila u përhap në të gjithë botën dhe është ende në përdorim sot.
Një hipotezë e tretë ia atribuon origjinën e “taksisë” mbiemrit grek tachus që do të thotë “i shpejtë”, duke iu referuar karakteristikës së të qenit një mënyrë e shpejtë për të lëvizur.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











