Kultura
“Kur erdhën shqiptarët”
Si bazë për këtë ekspozitë kanë shërbyer fotografitë e fotoreporterit italian Guido Perini, të realizuara në vitin 1991, në kohën e ardhjes së refugjatëve nga Shqipëria në Itali

Dy shoqata kulturre shqiptare nga regjionet e Tirolit Jugor (Italia veriore, gjermanishtfolëse), “Teuta” nga Trienti dhe “Arbëria” nga Bozeni (Bolzano) kanë organizuar ekspozitën me fotografi nga koha e ardhjes së shqiptarëve në Itali.
Si bazë për këtë ekspozitë kanë shërbyer fotografitë e fotoreporterit italian Guido Perini, të realizuara në vitin 1991, shkruan salto.bz. Këto pamje flasin për atë se si shumë bashkëqytetarë të sotëm kishin ardhur në Tirolin Jugor dhe dëshmojnë për fillimin e historisë së tyre në këtë vend dhe pastaj për suksesin e integrimit të tyre, transmeton albinfo.ch.
Ekspozita hapet sot, më 14 janar në orën 16 në Mehrzwecksaal në Oberau-Haslach, Nikolettiplatz.
Në hapje do të jenë të pranishëm dëshmitarët e asaj kohe, të cilët do të rrëfejnë lidhur me përvojat e tyre. Po ashtu do të ketë edhe muzikë dhe ushqime nga kuzhina shqiptare dhe ajo e Tirolit Jugor.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 21 janar.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz