Lajme
Kur do të rikthehen tifozët kosovarë në stadiume?
Edicioni i ri në Superligën e Kosovës ishte paraparë të startojë më 12 shtator, por është shtyrë për një javë.
Duke parë situatën me pandeminë Covid-19, FFK së bashku me MKRS dhe Ministrinë e Shëndetësisë kanë vendosur ta shtyjnë fillimin e edicionit të ri në Superligë.
E për futbollin dhe në përgjithësi sportin, ka folur për Telegrafin mikrobiologu Lul Raka, transmeton Albinfo.ch.
“Edhe për futboll të njëjtin kriter e kemi zbatuar para një muaji për nisjen e stërvitjeve jo vetëm në futboll, po edhe në sportet e tjera”.
“Sportistët duhet të përgatiten për të rinisur kampionati. Në shtetet e rajonit kanë filluar përgatitjet dhe ka qenë propozimi që të lejohen stërvitjet pasi janë në ambient të hapur”, ka deklaruar Raka.
Kryesuesi i Bordit Këshillëdhënës në Luftën Kundër COVID-19, Lul Raka, ka thënë se tifozët mund të rikthehen në stadiume me një kapacitet më të vogël.
“Çelësi i hapjes së kinemave me ¼ edhe më lehtë mundet të zbatohet në stadiume, por jo në këtë fazë të fillimit, pasi e kemi vjeshtën dhe shkollat dhe kemi situatën epidemiologjike”.
“Mirëpo, mund të zbatohet shumë lehtë në stadiume me kapacitet ¼ ose 1/6 e tifozëve”, ka deklaruar Lul Raka.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












