Gruaja
Kur do të përfundojë COVID-19: Efekti i vaksinës kundër virusit SARS-CoV-2
Dr. Fatime Imeri Berisha, eksperte e mikrobiologjisë nga Cyrihu, këtë artikull e ka shkruar ekskluzivisht për albinfo.ch.

Pandemia COVID-19
Pandemia shpallet nga OBSH-ja në bazë të kritereve të cilat janë aktualizuar vite më parë. Ajo që e dallon pandeminë e COVID-19 nga pandemitë tjera në të kaluarën, janë masat rigoroze (“lockdown”, karantina), të cilat i kanë ndërmarrë qeveritë e shumë shteteve. Kjo, për faktin se në fillim ka pasur skenarë të frikshëm, të bazuar në të dhëna të pakta shkencore dhe statistikore, se virusi përhapet shumë shpejtë dhe ka shkallë të lartë të komplikimeve dhe mortalitetit. Si pasojë, spitalet nuk do të kishin mundur të përballonin fluksin e madh të pacientëve dhe numri i të vdekurve do të ishte shumë i lartë. Në ndërkohë, këto teori dhe prognoza pjesërisht janë korrigjuar.
Sipas OBSH-së, mortaliteti nga COVID-19 sillet nga 0.1% deri në 25% dhe dallon shumë nga shteti në shtet.
Fakt është, që shkalla e vdekshmërisë në shumicën e vendeve është më e ulët krahasuar me prognozat në fillim të 2020, por është ende më e lartë se ajo e gripit sezonal.
Gjithashtu sot dihet, që mortaliteti te njerëzit e moshuar (> 65 vjeç) është më i lartë dhe atë jo për shkak të moshës së tyre. Arsyeja është se ata kanë më shpesh sëmundje kronike të cilat e shtojnë rrezikun për komplikime të gjendjes klinike dhe që mund të përfundojnë me vdekje.
Kur do të zhduket COVID-19
Askush deri më tash nuk ka mundur të japë deklaratë të bazuar dhe të saktë shkencore, nëse dhe kur do të largohet COVID-19.
Janë disa aspekte të rëndësishme , të cilat do të kontribojnë në këtë drejtim dhe që me gjasë nuk do të realizohen të gjitha:
- Mënyra më e shpejtë do të ishte një vaksinë efikase dhe vaksinimi i mbi 90% të njerëzve.
Lajmet e fundit të këtyre ditëve janë shpresëdhënëse se vaksina do të jetë e gatshme vitin e ardhshëm. Ende duhet të presim për t`u testuar efikasiteti dhe efektet anësore të saj.
- Terapia adekuate që do të zvogëlonte komplikimet dhe mortalitetin. Kjo do ta bënte COVID-19 një “sëmundje të zakonshme” si shumë sëmundje tjera, me të cilat njerëzimi jeton me qindra vite.
- Imuniteti te ata që e kanë kaluar sëmundjen, mirëpo në bazë të të dhënave dhe publikimeve të deritashme ky nuk zgjat më shumë se tre muaj.
- Zvogëlimi i virulencës apo agresivitetit të virusit për shkak të mutacioneve që do të pësonte dhe që tash për tash është shumë pak e besueshme.
Pra, në bazë të argumenteve dhe informative të deritashme, vaksina dhe terapia efikase do të jenë mënyrat më të mira afatgjate për zhdukjen e virusit ose edhe vetëm për uljen e shkallës së komplikimeve dhe të nivelit të mortalitetit. Nëse testimet e vaksinës përfundojnë së shpejti, ajo do të jetë në dispozicion vitin e ardhshëm.
Ndërkaq, derisa të fillojë aplikimi i vaksinës, duhet t`iu përmbahemi rregullave siç janë distanca fizike, vënia e maskës dhe higjiena e shtuar.
Për fund: njerëzimi ka përjetuar shumë pandemi dhe të gjitha i ka mbijetuar; në mes tjerash edhe pandeminë e gripit spanjoll (1918-1920) me 500 milionë të infektuar dhe 20-50 milionë të vdekur.
Edhe pandemia e COVID-19, e cila deri më sot ka shënuar përafërsisht 54 milionë të infektuar dhe 1.3 milionë të vdekur , do të kalojë!
Dr. Fatime Imeri Berisha është eksperte e mikrobiologjisë, pronare dhe drejtuse e disa qendrave laboratorike në Zvicër.
E-Diaspora
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll! I akuzuari ka thënë se e gjithë ajo që kishte parë në rrugë ishte vetëm "diçka...
-
30-vjetori i gjenocidit të Srebrenicës përkujtohet me një ceremoni në Lozanë
-
Pejë: Mërgimtarit i vidhen 70.000 euro para e stoli
-
Ansambli “Vatra” rikthehet në Albanifest, një festë në zemër të Winterthur-it
-
Fletëza, 180 karta për të mësuar shqip me fëmijët tuaj në diasporë
Jeta në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë Austria vazhdon të shfaqë shpërndarje shumë të pabarabartë të pasurisë: rreth 400 individë me pasuri neto...
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim